05:13 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

FOTO/Cigare e muhabet me gazetarët, “kërcënon” Tahiri në pushim: Do ta bëj dhe unë një rrëmujë, nuk kalon…

15:38 | 10/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0

Prej orës 9 të mëngjesit të sotëm ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ndodhet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku po kërkon lirinë, pavarësisht se Prokuroria kërkoi 12 vite burg.

Ndërkohë që trupi gjykues ka marrë pushim për seancën e maratonë që po zhvillohet, ish ministri Saimir Tahiri është parë jashtë dyerve të Gjykatës së Krimeve të Rënda nën shoqërinë e avokatit të tij dhe të gazetarëve.

Burime bëjnë me dije se ish-ministri ka pyetur gazetarët se si iu është dukur mbrojtja, ndërkohë që e ka cilësuar si absurd vendimin e Prokurorisë për ta dënuar me 12 vite burg.

Madje më tej Tahiri është shprehur se: “Do të bëjë edhe unë një rrëmujë, nuk do të kalojë gjithçka kaq qetë.”

Saimir Tahiri dhe Maks Haxhia

Avokati i ish-ministrit të Brendshëm të Saimir Tahirit, Maksa Haxhia në një prononcim për mediat deklaroi se nëse dënohet Tahiri do të veprohet sipas ligjit duke ndjekur shkallët e gjyqësorit. Gjithashtu ai është shprehur se e dinin pretencën e Prokurorise që 7 muaj më parë.

“Respekti ndaj ligjit do të respektojmë të drejtën për tu anukuar dhe të drejtën për t’ju drejtuar trupës gjykuese. Ne sollëm një material që të pushonte hetimin dhe gjykimin e kësaj çështje. Ai i është përkushtuar mbrojtjes.Të gjitha materialet e prokurorisë ishin copy-paste dhe jo të bëra mirë, prokuroria po të kishte pak dinjitet do të pushonte hetimin. Gjergj Kohila i ka dërguar e-mail prokurorit që ishte në seancë për Mojsi Habilajn. E-mail ja ka dërguar para tre vjetësh.”– u shpreh ndër të tjera Maks Haxhia.

Pyetje: Dmth nuk ka asnjë prove të re?

Maks Haxhia: Absolutisht! Madje ajo që ndjej keqardhje profesionale është që Prokuroria ka sjellë të gjitha materialet e Italisë, ndërkohë që ato janë materiale janë gjykuar nga autoritetet italiane dhe ka qenë vetë prokuroria që i është drejtuar Gjykatës italiane që të pushojë çështjen. Gjykata italiane i ka mbajtur 6 muaj në dorë, i ka studiuar mirë dhe ka vendosur pushim të çështjes në ngarkim të Tahirit.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: maks haxhiasaimir tahiri
Pas

FOTO/ Këngëtarja shqiptare kandidon për deputete, Albin Kurti e prezanton zyrtarisht tek Vetëvendosja

Para

FOTO/ Shkelën rregullat e Schengen, përzihen nga vendet e BE-së 104 shtetas shqiptarë

Para
FOTO/ Shkelën rregullat e Schengen, përzihen nga vendet e BE-së 104 shtetas shqiptarë

FOTO/ Shkelën rregullat e Schengen, përzihen nga vendet e BE-së 104 shtetas shqiptarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.