Policia e Lezhës ka identifikuar dhe është vënë në kërkim të autorit të plagosjes së një 37-vjeçari mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës, shumë pranë katedrales.
Faxweb.al mëson se ai quhet Aleksandër Dedgjonaj i cili pas një konflikti në biznesin e Ardian Kolës, ka nxjerr armën duke qëlluar në drejtim të tij ku dyshohet paraprakisht se konflikti ka qenë i çastit dhe është bërë për motive të dobta.
Informacion paraprak
Policia identifikon autorin e plagosjes së 37 vjeçarit
Vijon ndjekja për kapjen e tij
Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri.
Në vendngjarje në qytet Lezhë, kanë mbërritur menjëherë forcat policore ku nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A.D. ku punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.
Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/375591263335327/
(F.GJ/FAXWEB.AL)