Luis Abram ishte heroi i ndeshjes, ndërsa Peruja u hakmor ndaj Brazilit me fitoren 1-0 në një ndeshje miqësore për disfatën e “Copa America’.Selecao fitoi titullin e nëntë të këtij kompeticioni, duke mposhtur Perunë 3-1 në korrik.
Goditja me kokë e minutës së 85-të e mbrojtësit Abram e pa Perunë të triumfojë në Los Angeles, të martën, ndërsa “Samba” pësoi humbjen e parë që nga Kupa e Botës 2018 (pas 17 ndeshjesh).Neymar e filloi nga stoli, ndërsa trajneri Tite bëri katër ndryshime në formacionin startues, krahasuar me atë të barazimit 2-2 kundër Kolumbisë.
Kështu, David Neres, Eder Militao dhe Allan zunë vendet e Dani Alves, Thiago Silva dhe Arthur.Pas sulmesh e kundërsulmesh nga të dyja palët, një loje mbi nivelin mesatar dhe mjaft tërheqëse për shikuesit, kur ndeshja dukej se po dilte në barazim të bardhë, Peruja fiton një goditje dënimi. Ajo ekzekutohet saktë nga Yoshimar Yotun, topi gjeti kokën e Abram dhe përfundoi në rrjetën e portierit Ederson.Pasi shënoi gol dhe dha asist kundër Kolumbisë, për herë të fundit, Neymar e nisi si zëvendësues.
Ai luajti në pjesën e dytë. Kjo paraqitje ishte e 99-ta për të në skenën ndërkombëtare, duke u bashkangjitur me Ronaldon dhe Djalma Santos, në vendin e shtatë të renditjes së atyre që e kanë veshur më shumë fanellën e verdhë. Gjithsesi, është ende larg rekordit të paraqitjeve me Brazilin, që mbahet nga Cafu me 142 ndeshje.