Mëngjesin e sotëm Krimi Ekonomik ka zbarkuar në zyrat e Kadastrës në Vlorë ku po heton punonjësit lidhur me hipotekimin e një prone që është në konflikt.
Raportohet se Krimi Ekonomik po heton 23 punonjës të zyrës së kadastrës që kanë lidhje me këtë çështje. Prona është në konflikt mes dy palësh dhe ka qenë njëra nga palët e cila ka dënuar në Anti Krimin Ekonomik vendimin e padrejtë sipas tyre të hipotekës për pronën.
Krimi Ekonomik ka mbërritur në zyrat e Kadastrës në Vlorë për të hetuar mbi konfliktin në fjalë për këtë pronë.
Së fundmi ka disa ndryshime në drejtimin Kadastrës në Vlorë dhe pikërisht këto ndryshime kanë ardhur për shkak të dosjes në fjalë. Arsyeja e largimit të nën drejtorit Klodian Troci dhe të Florian Alimadhi drejtorit ka të bëjë me dosjen që po hetohet.
(M.Q/Faxweb.al)