Këshilltari i Presidentit, Tedin Blushi ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së kabinetit Rama, Elisa Spiropali lidhur me dokumentin sekret i cili provon sipas presidentit, faktin se në protestën e 8 qershorit rrezikohej të digjej godina e Parlamentit.
Blushi shkruan se ministrja duhet të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit dhe sjelljet sipas tij, antikushtetuese të Kuvendit, Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ-së.
Ai shton më tej se, deklarata të tilla janën klithma për të larguar vëmendjen ndaj miratimit në Kuvend të PPP-ve më të shtrenjta në botë.
“E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.
Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë”, shkruan Blushi.
Më herë, gjatë fjalë saj në Parlament, Spiropali ka hedhur akuza të forta ndaj Presidentit lidhur me ligjet që ka kthyer, duke mos lënë pa shigjetuar edhe stafin e tij pjesë e të cilit Blushi është.
“Presidenti kthen në Kuvend çdo ligj. Sulmon nëpërmjet tastierës së tij dhe zëdhënësve qeverinë dhe parlamentin. Presidenca duhet ta dijë se kthimi i këtyre ligjeve është në kundërshtim me interesin publik. Rezervat materiale, janë vetëm të grupit A tek gruri dhe materialet e thjeshta, nuk e di pse Metës i shkon mendja menjëherë tek floriri, por këtë le ta shpjegojë Frojdi jo ne. Nevoja e ndryshimit të këtij ligji vjen nga eksperiencat e mëparshme. Gjatë kohës së emergjencave kemi pasur një vonesë të lëvrimit të mallrave”, tha më herët ministrja.
Discussion about this post