Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera nga Podgorica ka thënë se ka ardhur koha që për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të hapen negociatat.
Calavera tha se KE do shkojë me një qëllim të qartë para Këshillit të BE.
Gjithashtu, shefja e ONM, ka refuzuar të përgjigjet për nismën e PS për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.
“Ka ardhur koha të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të vijojë të plotësojë kushtet që i janë vënë. Shqipëria duhet të krijojë besueshmëri tek vendet anëtare të BE-së. Situata në Shqipëri duhet të kapërcehet pasi nuk i shërben aspak vendit dhe qytetarëve. Nuk dua të shprehem pasi janë shumë procese në zhvillim”, ka deklaruar Calavera./Oranews/