Një person ka rënë nga një ndërtesë e lartë në Prishtinë, ndërsa Policia njofton se ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Gazetën Express se pasditën e sotme një person ka rënë nga një ndërtesë dhe është konstatuar vdekja e tij në vend.
“Sot në ora 17:45 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili ne vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës ( mashkull). Për rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, thotë Ahmeti.
Ndërtesa nga e cila dyshohet se ka rënë viktima njihet në kryeqytet si ndërtesa ’40-katëshe’.