Policia e kryeqytetit njofton se është arrestuar në flagrancë shtetasi me inicialet A.B., 50-vjeç banues në Tiranë pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.
Në rrugën “Isuf Banga” ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë, punonjësit e policisë të cilët do e shoqëronin në Komisariatin e Policisë Nr.2, për të dhënë shpjegime në lidhje me një ngjarje, ku ky shtetas ishte person i dyshuar.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)