Sali Berisha është kundër një koalicioni mes PS-së dhe PD-së për të zgjidhur krizën politike. I ftuar në emisionin Opinion, ish-kryeministri tha se nëse do të bëhej një koalicion kjo do të ishte goditja e mëshirës, për ta varrosur përfundimisht atë që deri dje quhej demokraci por që sot është narko-shtet.
Berisha më tej është shprehur se oozita nuk mund të bëjë asnjë hap të vetëm ,do të ishte iluzion i tmerrshëm duke parur PS në koalicion.
“Në të gjithë vlerësimin tim, një koalicion i tillë do të ishte asgjë tjetër veçse goditja e mëshirës për sistemin shqiptar, sepse nuk mund ta quaj më demokratik. Goditja e mëshirës për ta varrosur përfundimisht atë që deri dje quhej demokraci por që sot është narko-shtet. Një koalicion i tillë do shuante çdo shpresë tek shqiptarët për të marrë rrugën e standardeve rrugën e shtetit ligjor”, tha Berisha.
“Standardet këtu kanë marrë fund. Por problemi është këtu. Opozita nuk mund të bëjë asnjë hap të vetëm ,do të ishte iluzion i tmerrshëm duke parur PS në koalicion, e cila krijoi këtë situatë me qeverisjen e saj. Ajo (PD) ka vetëm një rrugë largimin e saj, me vullnetin politik të shqiptarëve”, theksoi më tej Berisha.