01:06 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ekstradohet nga Danimarka vrasësi i Nard Polisë

08:25 | 13/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjarja e rëndë me një viktimë në Shkodër, zbulohen detaje të reja

Policia ka ekstraduar nga Danimarka 27-vjeçarin me iniciale K.S, i dyshuar për vrasjen e Nard Polisë në mars të këtij viti në Shkodër.

Biznesmeni Nard Polia, i cili kishte në pronësi bujtinën Polia në zonën turistike të Thethit, u ekzekutua me armë zjarri në fshatin Grudë.

I njohur për të gjithë si Nardi i bujtinave, 35-vjeçari u qëllua me armë zjarri, ndërkohë që ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip fuoristradë.

Gjykata e Shkodrës zhvilloi një seancë për të njohur me masën e sigurisë, tre personat e arrestuar për vrasjen e Nard Polisë, i njohur ndryshe si biznesmen i bujtinave në Theth.

Për 3 të arrestuarit, vëllezërit Gilbert dhe Kleandro Toma dhe Alfred Martinin, gjykata ka dhënë vendimin ”Arrest me burg” si bashkëpunëtor në vrasjen e Nard Polisë, ndërkohë që Kristian Sula ishte shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë

Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të kërkuar nga drejtësia

Kapet dhe ekstradohet nga Danimarka 27-vjeçari nga Shkodra, i dyshuar për vrasje.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kopenhagen/Danimarkë, i shtetasit shqiptar K. S., 27 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasi K. S. alias K. M. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 27.03.2019, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje, në bashkëpunim.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi K. S. është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 20.03.2019, ku në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, është vrarë me armë zjarri në automjetin e tij shtetasi N.P.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Kopenhagen, u bë i mundur arrestimi i tij në Danimarkë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Dinamika e ngjarjes sipas policisë:

Sipas policisë së Shkodrës, personat e arrestuar kanë ndjekur gjatë gjithë ditës me mjetin tip Audi viktimën Nard Polia.

Më pas e njëjta makinë sipas policisë është vërejtur pas kqyrjes së kamerave të sigurisë duke kaluar tek Ura e Mesit, në vendin ku autori i dyshuar djegur motorin tip T Max me të cilin dyshohet se ka kryer vrasjen. Kjo makinë e cila dyshohet se ka ndjekur viktimën dhe më pas del edhe tek vendi ku u djeg motori tek kamerat e sigurisë ka çuar policinë në ndalimin e tre shtetasve.

Mjeti tip Audi është në pronësi të shtetasit Alfred Martini i cili është një prej të ndaluarve. Ky i fundit ka pranuar se është makina e tij por ka deklaruar në polici se këtë mjet ia ka dhënë që në mëngjesin e 20 marsit shtetasit K.S i shpallur në kërkim dhe 27 vjeçari që dyshohet si autor i vrasjes ia ka kthyer mjetin në orët e pasdites, pretendon i ndaluari Alfred Martini.

Ky i fundit bashkë me dy të ndaluarit e tjerë Gilbert Toma dhe Kleandro Toma kanë deklaruar se ata nuk kanë qenë fare në makinën në fjalë me të cilën policia dyshon se është ndjekur viktima dhe më pas është transportuar autori i dyshuar pas djegies së motorit.

Nga ana tjetër policia dyshon se shtetasi K.S është ekzekutori me pagesë ndërsa ende nuk është arritur që të shkohet tek motivet që çuan në vrasjen e 32 vjeçarit Nard Polia ndërsa pista e vetme deri më tani mbetet e kaluara e tij para 8-9 vitesh në Itali ku është dënuar me 4 vite për prostitucion, trafik kokaine dhe vjedhje me thyerje të dy banesave.  Policia e Shkodrës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: kristian sulanard poliavrasesi
Pas

Video/ Përmbytje masive në Spanjë, dy të vdekur

Para

Instagramin e Venera Lumanit, e paska marrë një turk…

Para
FOTO/ Nuse me fat, vjehrra befason Venera Lumanin pas koncertit

Instagramin e Venera Lumanit, e paska marrë një turk...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.