Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte për vizitë ditën e sotme në shtëpinë e punonjësit të policisë të rënë në krye të detyrës Kol Ndreshaj.
Gjatë vizitës në familjen e efektiviti të rënë në krye të detyrës, Lleshaj deklaroi për mediat se banesa e familjes ishte një sinonim i lagështirës, madje siç edhe u shpreh ai vetë i ka rënë një copë muri në dorë, teksa ishte brenda banesës.
“Banesa e familjes ishte sinonim i lagështirës. Një copë muri ra mbi dorën time. Bashkë me fondacionin gjurmë më ndihmën dhe të policisë së shtetit do të rindërtojmë banesat si dhe do të ndihmojmë më prioritet familjet e dëshmorëve duke filluar që nga kjo banesë e cila do të rindërtohet.”– u shpreh Lleshaj.
I pyetur për zbardhjen e autorit të vrasjes se policit Kol Ndreshaj, ministri deklaroi se Reforma në Drejtësi do të bëjë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
Lleshaj: Disa dosje nuk quhen asnjëherë të vjetra. Reforma në Drejtësi do të bëjë të mundur zbardhjen e ngjarjeve kriminale.
Drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu dhe krijuesit e fondacionit “Gjurmët”, themeluesit e të cilit ishin fëmijë të policëve të rënë në krye të detyrës, thanë se ky nuk do jetë rasti i fundit i mbështjetjes së familjarëve të efektiveve të vrarë.
Ngjarja e rëndë
Efektivi i policisë rrugore Kol Ndreshaj u vra me dy plumba në orët e para të mëngjesit të datës 29 gusht 2010 në vendin e quajtur “Foletat e Marshenjt” në fshatin Reç të Komunës së Shkrelit.
Gjatë ceremonisë mortore, morën pjesë të gjithë titullarët e Ministrisë së Brendshme të asaj kohe dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.
Policia që nga dita e vrasjes, ka ndarë shumën prej 5 milion lekëve në formë shpërblimi për informatorët që tregojnë autorin e këtij ekzekutimi.
Familjarët e të ndjerit, përveç se nuk kanë mësuar ende autorët dhe shkakun e vrasjes së njeriut të tyre, emri i policit Ndreshaj nuk është renditur në listën e dëshmorëve të atdheut.
Refuzimi i këtij privilegji nga Komisioni Qendror i Statusit të Dëshmorit të Atdheut, ka bërë që familja t’I drejtohet Gjykatës së Tiranës…por, séanca e parë gjyqësore u shty për të paraqitur palët pretendimet e tyre.
Ndërkohë si familja Ndreshaj, togave të zeza janë drejtuar gjatë 8 mujoriit të parë të këtij viti edhe 8 persona të tjerë që kanë humbur jetën në kryer të detyrës dhe i është refuzuar statusi i dëshmorit.
(M.Q/Faxweb.al)