Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës, ku siç shihet nga pamjet një burrë rreth 50-vjeç është shtrirë në asfalt teksa dyshohet se po ushëtonte me biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kolaudimit ndërsa burime brenda spitalit të Shkodrës thonë për Faxweb.al se personi identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka shenja jete.
Dyshimet e para janë se ai mund të jetë përplasur nga ndonjë automjet ndërsa drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat e policisë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post