Ish-deputetja Grida Duma, e cila është e njohur për stilin e saj në pamje dhe në imazh, duket se ka pasur një pikënisje prej artisteje në rininë e saj.
Duma ka studiuar për disa vite me radhë violinë, po pa mundur që ta zhvillojë më tej këtë art. Në një intervistë për Dojna Memën, Duma ka zbuluar se në fillimet e saj ka studiuar violinë dhe më pas në gjimnaz vendosi të hiqte dorë nga arti.
Grida ka treguar se për të nuk ka qenë aspak e lehtë të studionte për muzikë dhe se asnjëherë nuk ja doli mbanë të jepte më të mirën. Ish-deputetja ka rrëfyer se nënën e saj e ka pasur mësuese dhe ndaj ishte e pamundur që ajo të mos studionte me orë të tëra.
“Është e tmerrshme të kesh mamin mësuese në shtëpi. Unë dilja në provim dhe ajo ishte pjesë e komisionit, pastaj ishte shumë e emocionuar dhe largohej, por sapo largohej i thoshte njërës prej zyshave aty, se donte të tregonte që ishte më kërkuese se ato vetë dhe nuk më ka ndodhur njëherë të vetme të marrë një rezultat maksimal, megjithëse torturohesha. Vinte koha e plazhit dhe tek oborri i shtëpisë sime vinin kushurinjtë që do bëheshin gati, unë i dëgjoja që ata luanin me top dhe vazhdoja studioja violinë se duhet të bëja orët e violinës. Kushdo që mendon se arti është një gjë e thjeshtë, është gjëja më e vështirë për t’u perfeksionuar. Unë e mbaj mend që fëmijë e sot që studimi i violinës ka qenë më i vështiri që kam bërë, 4-5 orë në ditë dhe nuk ja dola!”, ka rrëfyer Duma.
Grida tregoi po ashtu se linte orët në gjimnaz për të frekuentuar një kafene të vogël që e bënte të ndihej sikur nuk ishte thjesht një gjimnaziste.
“Ka qenë një kafe e vockël ishte disi më e bukur se ishte me xhama dhe xhamat reflektonin murin e vjetër dhe dukej sikur ti ishe në një kafe nuk e di se kun ë një vend me më shumë infrastruktur se Shqipëria në atë kohë. Dhe unë shkoja aty njëherë ose dy herë në javë e kur porositej ajo kapuccino me bustinë dukej sikur kishe një tjetër lloj standarti, s’ishte thjesht kafe, s’ishte thjesht gjimnaziste”.