Gjykata civile e Bolonjës e urdhëroi Lamborghinit të dëmshpërblente me 450 mijë euro babain e Andrea Mamé, piloti milanez që vdiq në 2013-tën në pistën franceze Paul Ricard të Le Castellet.
Vdekja e tij ndodhi gjatë garës së parë të “Lamborghini Blancpain Super Trofeo”, në të cilën për gjyqtarin pati një “ shkelje të normave të sigurisë“.
Gjigandi Italian i makinave që do të duhet t`i paguajë babait të pilotit edhe të gjithë shpenzimet ligjore.
Mamé, 41 vjeç, u përfshi në një aksident me katër pilotë të tjerë që në fazën e parë të garës, por pas përplasjes u pa se ai ishte personi që kishte marrë më shumë dëmtime, dhe më vonë, ndërroi jetë në spital.