Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Gziq.
Shoferi i mjetit tip “Toyota Yaris” ka humbur kontrollin, dhe për pasojë është përplasur me bordurat anësore të autostradës, çka solli dhe plagosjen e rëndë të vajzës së tij 13-vjeçare.
Duke qenë se vajza pësoi lëndime të shumta, dhe humbi të dyja këmbët, ajo ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital.
Gazetari i Fax News Martin Marku raporton se ajo që e bën dhe më të rëndë ngjarjen është vonesa e ambulancës, prej më shumë se 40 minutash për të mbërritur në vendngjarje.
Ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i shoferit të mjetit dhe të vajzës së tij. Policia pasi ka shkuar në vendngjarje po heton lidhur me rrethanat e mëtejshme të këtij aksidenti me pasoja të rënda.
Njoftimi i policisë për aksidentin:
Rreth orës 10:40, në autostradën Milot – Morinë, në vendin e quajtur “Fshati Gëziq”, shtetasi G.I., rreth 44 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen.
Për pasojë ka humbur jetën vajza e tij e mitur S.I. rreth 13-vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjet, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.
Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
(E.K/Faxweb.al)