Blendi Teta është 39-vjeçari i cili është ndaluar ditën e sotme nga Policia e Tiranës për vrasjen e Santiago Malkos.
Ai akuzohet për veprat penale moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Blendi Teta u identifikua në kamerat e sigurisë pranë vendit të krimit kur ka ndodhur ngjarja, por kur është pyetur nga uniformat blu ka mohuar këtë fakt.
Në dëshminë e tij 39-vjeçari ka thënë se nuk ka lidhje me ngjarjen pasi ka qënë vetëm kalimtar i rastit në zonë, ditën që ndodhi vrasja e Malkos.
Vrasja e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko ndodhi mbremjen e së martës së 27 gushtit rreth ores 22.20 minuta në nje rruge te populluar afer Xhamllkut.
Malko mësohet se është qëllluar nga një automjet Benz ngjyre gri ku kanë qëne dy autorët e maskuar me kapucë, të cilët janë fiksuar nga kamerat e sigurisë.
Sipas deshmitarëve njeri prej tyre ka qëlluar me breshëri automatiku ne drejtim te mjetit të 26 vjeçarit sapo ky i fundit doli nga lavazhi.
Në pak sekonda viktima ka humbur kontrollin dhe mjeti është përplasur me murin e kompanisë aleat ndërkohë që në morinë e shumtë të plumbave, dy kanë qënë vdekjeprures për të riun duke e kapur ne organet jetesore.
Pista kryesore e hetimit është ajo e vrasjes për hakmarrje për shkak të implikimit të 26-vjeçarit në disa ngjarje kriminale, por po hetohet edhe aktiviteti i tij në fushën e lojërave të fatit.