Sot u zhvillua mbledhja e Partisë Socialiste e organizatës nr 0836 në Mirditë. Në këtë mbledhje u diskutua se si një skuadër bashkë me kryebashkiakun Ndrec Dedaj do të angazhohet në eleminimin e te gjitha problematikave të zonës.
Ndërkohë ajo që vihet re dhe që bën përshtypje, është vendi ku është zhvilluar ky takim. Bëhet fjalë për një shkollë 9-të vjeçare, dhe fotot e mëposhtme e tregojnë qartë.
Por theksojmë se ndërkohë që sot ka nisur zyrtarisht sezoni shkollor 2019-2020, në vend që në ambiente të tilla të shpalosen programe që kanë të bëjnë me mësimdhënien, infrastrukturën në arsim, problematikat e institucioneve arsimore, etj, shfrytëzohet për të bërë propagandë qeveritare dhe takime politike.
(F.GJ/FAXWEB.AL)