Dy prej aleatëve kryesorë të Partisë Demokratike, Dash Shehi dhe Nard Ndoka kanë treguar në Fax News detaje nga takimi që patën mbrëmjen e kaluar me Lulzim Bashën.
Shehi dhe Ndoka kanë pohuar se protestat e opozitës do të nisin pas 18 Tetorit, pasi kërkohet që të mos ndikojnë negativisht në vendimin për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë.
“Opozita nis protestat pas 18 tetorit, është thënë që opozita ka ndikuar ngeativisht në integrimi, për këtë po i lemë në qetësi. Dje u diskutua si ti kordinojmë marrëdhëniet mes dy partive.
U diskutua mbi platformën kombëtare të cilën e konsiderojmë si instrument për të zgjidhur krizën. Platforma besojmë do jetë gati në fund të shtatorit.
Nuk kemi përse ulemi në dialog me Ramës”, është shprehur Shehi.
Ndërkohë që Ndoka ka shtuar se një prej shqetësimeve kryesore të opozitës është fakti se integrimi nuk është në axhendën e kryeministrit Rama.
“Shqetësim për ne është fakti që integrimi nuk është në axhendën e kryeministrit Rama. Protestat nuk kanë ndalur, do vendosim një tjetër datë. Rama i papërgatitur përballë ndërkombëtarëve. Të gatshëm te ulemi me cdo forcë politike. Opozita e gatshme të japë kontributin e saj për çeljen e negociatave”, është shprehur Ndoka.
“Nuk po krijojmë asnjë pengesë për të marre një po. Platforma do paraqisë zgjidhjen për reformën në drejtësi, reformën zgjedhore. Platforma do kthehet si nje shpresë për qytetarët. Diskutuam disa pika për të bërë me pas një draft publik”, ka sqaruar më tej Ndoka.
Ndërkohë një deklaratë për zgjidhjen e krizës nga vetë klasa politike në Shqipëri e dha sot nga Shkodra dhe kryedemokrati Basha, i cili tha se miqtë ndërkombëtarë janë shumë të mirëpritur po zgjidhja duhet të jetë nga brenda.
(E.K/Faxweb.al)