Ministrja e Arsimit, Besa Shahini doli sot në një konferencë për shtyp, për të renditur sukseset që qeveria pretendon që ka arritur në fushën e arsimit. Gjatë kësaj konference, ministrja bëri dhe një gafë spektakolare.
Për të justifikuar mungesën e investimeve në shkollat e zonave rurale, Shahini u shpreh e sigurt në fjalët e saj se “se ato shkolla, kanë nga 15, 10, apo 7 nxënës në total, një rënie të vazhdueshme të nxënësve dhe do të ishte papërgjegjësi shumë e madhe financiare nga ana jonë, që të investojmë në shkolla që së shpejti nuk do të kenë asnjë nxënës“.
Braktisjen e shkollave dhe si rezultat i emigrimit masiv të popullsisë ministrja Shahini e ka konsideruar si gjë krejtësisht normale madje duke e relativizuar dhe me largimet në vitin e shkuar (jo në numër kaq të frikshëm).
Bazuar tek deklaratat e ministres Shahini, ata 10 apo 15 nxënës të cilët kanë zgjedhur të shkollohen, apo prindërit e tyre kanë zgjedhur të mos largohen nga vendi i tyre, nuk kanë asnjë shpresë të studiojnë në të njëjtat kushte si bashkëmoshatarët e tyre jo krahasuar me rajonin, por me ata që janë disa dhjetëra kilometra më larg.
A nuk e ka për detyrë ministrja e Arsimit te inkurajojë të rinjtë që të mësojnë dhe të mos braktisin shkollat të cilat kanë nisur zbrazjen?! A ka përgjegjshmëri kjo ministri për të justifikuar vetveten me politika të qarta për të mos lejuar fshirjen nga harta të dhjetëra shkollave ku dikur jo më larg se disa vite më parë studionin qindra nxënës?!
E më keqja në këtë histori nuk është pohimi i vegjetimit, por ‘aftësia’ e Besa Shahinit për të parashikuar të ardhmen, të cilën edhe ia lamë në dorë për ta ndryshuar.
(Shihni videon në minutën e 12:00)
(K.H/Faxweb.al)