Mëngjesin e sotëm Kirurgët e Spitalit Rajonal Durrës njoftuan për një protestë të planifikuar nga ana e tyre, por ajo nuk u zhvillua.
Në momentin e fundit kjo protestë u anullua pasi ato u thirren nga drejtuesja e spitalit znj.Nadire Kërtusha, por nuk u kuptua ne asnje moment se çfarë u diskutua në atë mbledhje dhe a do ketë ndonje reagim tjetër nga mjeket.
Në mënyre kofidenciale pas kamerave për Fax News mjekët dhe infermierët u shprehën në lidhje me kushtete e veshtira të punës ku nuk kanë as kushtet më minimale siç janë dorezat.
Ato shprehen se kanë 1 palë doreza në turne ku si rregull duhet të jenë pakot nëpër dhoma.
Gjithashtu kirurgët do të jenë të “kufizuar” në ushtrimin e punës së tyre, duke ju lejuar, me planifikim vetëm 3 operacione në ditë, pavarësisht se në këtë spital janë rreth 15 kirurgë, që praktikisht dalin jashtë funksionit, nëse ky vendim do të kthehet në praktikë ky një urdhër i ardhur nga ministria.