19:55 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas Trump, Merkel bën ofertën bombastike për Serbinë: Njihni Kosovën të sjellim gjigandin…

15:47 | 18/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sonte pritet me ankth vendimi i Trump për Iranin, në horizont përplasja e madhe

Donald Trump pretendohet se i ka ofruar miliarda dollarë, aeroplan luftarak e garanci për anëtarësim në BE-, ndërkohë Gjermania thuhet se i ka ofruar ndërtimin e fabrikës së Volkswagenit në Serbi, në këmbim të marrjes së njohjes për Kosovën. Kështu raportojnë disa media serbe, duke u thirrë në burimet e tyre diplomatike.

Ditë më parë në mediat serbe është raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar Serbisë një ofertë marramendëse në këmbim të njohjes së Kosovës. Në një shkrim të gazetës “Informer”, thuhej se Donald Trump do t’i dhurojë Serbisë një shumë prej 10 miliardë dollarëve, 14 aeroplanë luftarakë të llojit F-16 dhe anëtarësimin ne Bashkimin Evropian deri në vitin 2024.

Kështu i ka thënë një burim kësaj gazete, duke potencuar se Trump është i vendosur që të zgjidhë problemin Kosovë-Serbi deri në mesin e 2020-ës.

“Trump ka dalë me këtë ide për t’i ofruar Serbisë një plan të ngjashëm sikurse “Plani Marashall” që i ishte ofruar Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo do të përfshinte investime deri në 10 miliardë dollarë në projekte të infrastrukturës, të paktën 14 avionë luftarak të tipit F-16, dhe gjithashtu do të përshpejtonte integrimin në Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë që Serbia do të futet në BE më së largu deri në 2024”, ka thënë ky burim në kushtet anonimiteti për Informer.

Ndërkohë sot një medium tjetër i mediumit serb ‘Telegraf’, i thirrur në burime të veta, shkruan se Gjermania e kancelarë Merkel, ia ka bërë një ofertë marramendëse Vuçiqit, në këmbim të njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Bëhet fjalë për  ndërtimin e fabrikës së gjigantit të prodhimit të veturave, Volswagen diku në Serbi. Kjo është oferta që Merkel e ka bërë, në përpjekje për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

Sipas këtij mediumi detajet e kësaj oferte janë përcjellur Beogradit përmes kanaleve diplomatike, dhe përmes deputetit, Peter Beyer, i cili kishte qenë para pak ditësh për vizitë në Kosovë dhe Serbi, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë thuhet se kjo ide do t’i prezantohet edhe kryeministres serbe, Ana Brnabiq, gjatë takimit që do të ketë sot me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Berlin.

“Merkel është një kundërshtare e hapur e ndarjes së Kosovës dhe po bën gjithçka për strategjinë e saj. Dhe është e qartë që duhet ofruar për Serbinë. Një prej ofertave është edhe një pako ekonomike, ku do të përfshihej ardhja e Volkswagenit në Serbi”, ka thënë ky burim për telegrafin serb.

Më herët ishte paralajmëruar një investim i gjigantit gjerman në Evropën Lindore, megjithatë lokacioni nuk ishte definuar. Ishte përfolur Serbia si vend potencial, megjithatë më vonë ishte thënë që fabrika me shumë gjasë do të ndërtohej në Bullgari.

Ndërkohë ofertë për investim Volkswagenit i ishte bërë edhe nga Kosova

Pas

Zbuloni shumën marramendëse që merr për një reklamë aktori i famshëm

Para

Trump emëron këshilltarin e ri të Sigurisë Kombëtare

Para
Trump emëron këshilltarin e ri të Sigurisë Kombëtare

Trump emëron këshilltarin e ri të Sigurisë Kombëtare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidentja Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

“Bashkëpunim mes SHBA dhe Gjermanisë”/ NATO: Gati armët për Ukrainën

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në Ankara: Nderim për Atatürkun dhe thellim i bashkëpunimit me Turqinë

PAMJE/Zjarr masiv mes Drenovës dhe Gorishovës, rrezikohen puset e naftës, forcat zjarrfikëse dhe ushtria në terren

“Të rrisim presionin ndaj Putinit”, kancelari gjerman konferencë me kryeministrin britanik, nënshkruhet marrëveshja mes dy vendeve

Papa Leo XIV planifikon vizitë në Turqi për 1700-vjetorin e Koncilit të Nikesë

Gaza/ 2 të vdekur pas bombardimit të një kishe katolike, e vetmja ndërtesë fetare katolike në territorin palestinez

Fredi Beleri padit KQZ-në pas humbjes së mandatit si kryebashkiak i Himarës

‘Në Shqipëri të gjitha paketat e lançuara kanë degjeneruar në kaos’, Eksperti Enriko Cenko për paketën e maleve

Zelensky njofton marrëveshje të reja me SHBA-në

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.