Transferimi i bujshëm i sulmuesit serb Luka Jovic nga Eintracht Frankfurti te Real Madridi për shifrën e 60 milionë € ka nxitur drejtësinë gjermane të nisë hetimet ndaj menaxherit të tij me origjinë shqiptare Fali Ramadani.
Një shifër me të vërtetë e kripur kjo, me kartonin e Jovic që pësoi një rritje galopante në dy vitet e fundit. Pas kësaj fshihet agjenti shqiptar, Feti Ramadani, i cili mësohet se ka përfituar shifra të konsiderueshme me transferimin e Jovic sa në një klub në një tjetër.
E gjithë historia ndodh në Serbi, aty ku Jovic siguron një kontratë me Crvena Zvezda. Gjiganti serb e afroi në skuadër që në moshë të mitur, 16 vjeçare. Talenti dhe potenciali i tij mahnitën shumë skuadra, me Apollon Limasol që fitoi garën për të nënshkruar me të. Kur ishte 17 vjeç, klubi shiti 70 përqind të të drejtave të transferimit të Jovicit te Apollon Limassol. Erstligist nga Qipro pagoi 750,000 euro, por Jovic vazhdoi të luante në Serbi.
Më 25 janar 2016, Jovic nënshkroi një kontratë dy vjeç e gjysmë me Apollon. Në përputhje me rrethanat, qipriotët i garantuan atij një kontrata faraonike. Në sezonin e parë një pagë bruto mujore prej 14.400 euro, në sezonin e dytë dhe të tretë me 29.800 euro. Por Jovic nuk arriti të luajë kurrë me Apollon Limassol.
Gjashtë ditë më vonë, qipriotët e shitën Jovic te Benfica. Atje ai nënshkroi një kontratë më 31 janar 2016, e cila ishte e vlefshme deri në fund të qershorit 2021. Paga e tij mujore në Portugali ishte plot 50,000 euro bruto.
Në këtë pikë ngrihen dyshimet e mëdha, Limasol pagoi për të riun 1.35 milionë euro, ndërsa Benfica siguroi një shifër tepër të lartë, 6.55 milionë euro. Marrëveshja u mbyll nga kompania e agjentit shqiptar, Fadil Ramadanit, me seli në Karaibe.
Edhe aktiviteti financiar i 56-vjeçarit Ramadani ngjall dyshime. Në vitin 2012 në bashkëpunim me Nikola Damjanac zhvendosën selinë e kompanisë së menaxhimit të lojtarëve ‘’Lian Sports GmbH’’ nga Berlini në Maltë. Ramadani u justifikua atë kohë se ishulli ofronte kushte më të mira për zhvillim të biznesit.
Ramadani operon nëpërmjet disa kompanive në Qipro, Maltë dhe Karaibe. Ai nuk është shfaqur në publik prej kohësh, ndërsa autoritetet gjermane aludojnë se ai po fshihet në Karaibe.