Ndarja e Robertit dhe Norës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave gjithë këtë kohë. Shkak u bë edhe fakti që ndarjen e deklaroi vetë Roberti me një postim në Instagram ku shprehej se dashuria mes tyre ka mbaruar.
Pas ndarjes nga Roberti, Nora rregulloi marrëdhëniet me Tunën dhe pak ditë më parë dy këngëtaret u fotografuan në shoqërinë e njëra-tjetrës.
Burime treguan se ky veprim i Norës ishte si një shenjë hakmarrje ndaj Robertit, i cili thuhet se ka qenë arsyeja e prishjes së kunatave.
Nga ana tjetër duket se Roberti nuk është ndikuar nga miqësia e Norës me Tunën dhe sot i ka çmendur fanset me dy foto ku tregon trupin e palestruar gjatë pushimeve.
Pas ndarjes nga Nora, këngëtari u përfol se ka nisur një lidhje të re me modelen e cila jeton e vepron në New York, Jessica Kadiu.