Analisti Arion Sulo në një intervistë për Fax News komentoi letrën që kreu i qeverisë Edi Rama i ka nisur kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Bashës dhe aleatëve, për të diskutuar mbi Reformën Zgjedhore.
Sulo u shpreh se letra e Ramës është e ngjashme më 7 letrat e nisura në muajin maj, kundrejt opozitës, por vetëm më një ndryshim dhe ky jo pa qëllim, që të ulen në një tryezë pa kushte.
Por sipas Sulos, kryeministri me anë të letrës e bën të qartë se tryeza do të zhvillohet për zgjedhjet e vitit 2021.
Analisti Sulo u shpreh më tej gjatë fjalës së tij se autorët e dalë nga dosjet për shitblerjen e votave duhet të dënohen dhe se kriza do të zgjidhet me precedent penal.
“7 letra Zoti Rama zotit Basha në maj të këtij viti. Përmbatja e letrës ishte e njëjtë me atë që është sot, me një ndryshim të vogël, jo pa qëllim nga zoti Rama, në fund të letrës Rama kërkon tryezë pa kushte. Ky mund të jetë një reflektim i tij për të zgjidhur krizën 7 mujore në vend. Por letra në përmbatjen e saj bën të qartë se tryeza do të jetë për zgjedhjet e rregullta të 2021. Çka është përjashtuar kategorikisht nga opozita për këto muaj. Kemi një sorollatje, për të ardhur në pikën zero.
Kemi ardhur në pikën zero, për të bërë një shoë para ndërkombëtarëve, meqë po vjen edhe data 18 tetor. Reforma Zgjedhore është një nga kushtet dhe Rama do të bëjë një shoë, që unë kam shtrirë dorën, por është opozita që nuk e bën këtë. Në letër ka edhe një farë paralajmërimi për opozitën, që i kujton që reforma do të përfundojë me votat e opozitës parlamentare. Rama thotë ju kam ju për hir të demokracisë, por edhe kuvendin që ta votojë nga ana ligjore. Nuk kemi një zhvillim të ri. Është letra e 8 që siç tha dhe Basha reforma zgjedhore është e pamjaftueshme, për ti dhënë përgjigje problemeve për të cilat ka dalë nga sistemi. Problemet që ajo ngre me strategjinë e vet dhe aktet e veta nuk marrin përgjigje me provat që kanë dalë, nuk marrin zgjidhje nga kjo tryezë është e pamjaftueshme për të zgjidhur këtë krizë.
Ishte refuzim i Bashës për ftesën e kryeministrit, ai tha se Reforma Zgjedhore nuk i zgjidh të gjitha problemet. Problemet në Shqipëri janë demokratike dhe Kushtetuese. Nuk kishim zgjedhje, këto janë dy probleme që tryeza e reformës zgjedhore nuk i zgjidh dot.
Do të jënë zgjedhjet e parakohshmë që do të jënë përmbajtja e një marrëveshje, e një pakti apo reflektimi të gjerë. Zgjedhjet e 30 qershorit janë pa dekret, merr kjo përgjgigje nga zoti Rama?! Z. Rama thotë që këto marrin përgjigje me zgjedhjet e tjera. Reforma Zgjedhore është shumë pak për ti dhënë zgjidhje këtyre zgjedhjeve. Nëse themi që kriza zgjidhet nga zgjedhje të parakohshmë duhet të realizohet me hapa.
Një tryezë për Reformën Zgjedhore do të ishte një tryezë për show. Me zgjedhje do të zgjidhet kriza. Po çfarë do të diskutohet?! 8 muaj për një sistem të ri politik! Si do të shkosh vetëm për një tryezë për Reformën Zgjedhore?! Kjo kërkon një reformë shumë të thellë në të gjitha çështjet që ka ngritur opozita. Dhe kërkon që të gjithë shkaktarët e kësaj krizë të dënohen. Si do të ndalohet shitblerja e votave? Ndikimi në fushtaë? Kjo bëhet vetëm me precedent vetëm me dënimin e autorëve që kanë dalë në dosja. Pa pranga nuk do të zgjidhet kriza.”- u shpreh Sulo.
(M.Q/Faxweb.al)