Një tentativë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan.
Burime për Faxweb.al bëjnë të ditur se grabitësi është Olti Janaq Caroshi, 45 vjeç dhe dyshohet se ka goditur me çekiç, 20 vjeçaren Anxhela Panxhi.
Dyshohet se 54 vjeçari është i sëmurë mendor, por pavarësisht problemeve me shëndetin mendor punonte si mësues në Njësinë Administrative Paper.
Autori ka shkuar për të blerë në dyqan dhe kur vajza e ka pyetur se çfarë dëshiron të blejë 45-vjeçari ai e ka qëlluar më çekiç në kokë.
Aty pranë ka qenë babai i vajzës i cili është konfrontuar me autorin. Kanë ndërhyrë fqinjët të cilët e kanë dërguar në spital.
(M.Q/Faxweb.al)