Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Bari. Nga rajoni i Pulias Rama deklaroi se Shqipëria dhe Italia kanë një miqësi të madhe me njëra-tjetrën.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se turistët në Shqipëri sa vjen e rritet dhe se beson se bashkëpunimi dypalësh do të japë rezultate poozitive.
“Padyshim që Pulia sot është tjetër, ka ndryshuar rrënjësisht ndër vite. Nuk ka dyshim që mund të bëjmë shumë gjëra bashkë. Mund të bëjmë shumë bashkë për shkak të miqësisë shqiptaro-italiane, por edhe interesat që na lidhin. Ne duam që të bashkëpunojmë për projekte të përbashkëta. Ne ishim të izoluar dhe askush nuk shkonte dot as 100 metra larg. Por sot është ndryshe, unë besoj te ekonomia blu”, tha Rama
Por ndërsa po fliste në panel, kryeministri është thumbuar nga ndjekësit në facebook, të cilët i shkruajnë përTahirin.