14:25 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shembja e shtyllës së tensionit të lartë në Korçë, reagon OST: Akt terrorist, ishte e qëllimshme

20:33 | 19/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkëputet kabulli i tensionit të lartë, bie mbi makinë

Shkëputet shtylla e tensionit të lartë në Korçë.

Pasditen e sotme u raportua se një shtyllë e tensionit të lartë në Voskopojë është shembur nga era e fuqishme dhe fatmirësiht nuk pati të lënduar në njerëz.

Pas kësaj kanë reaguar Strukturat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit. OST e ka cilësuar si një akt terrorist rrëzimin shtylles së tensionit të lartë, ku si pasojë e të cilës ka mbetur pa energji rajoni i Ersekës.

“Strukturat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit në terren kanë konstatuar sot në orët e pasdites në afërsi të rrugës së Voskopojës në Korçë, një akt terrorist për rrëzimin e një shtylle të tensionit të lartë, si pasojë e të cilës ka mbetur pa energji rajoni i Ersekës.

Sot, në orën 17:05, është stakuar linja 110kV L-110-32, Korçë-Ersekë. Pas verifikimit të bërë nga brigada e njësisë operative Korçë, u konstatua se janë rrëzuar shtyllat numër 8 dhe numër 9, në afërsi të rrugës së Voskopojës.

Nga verifikimet e kryera, u konstatua që rrëzimi i shtyllave ka ardhur si pasojë e veprimeve të qëllimshme, duke dëmtuar konstruksionet metalike të tyre. Kjo linjë furnizon me energji rajonin e Ersekës, i cili për momentin është pa energji elektrike.

Menjëherë është njoftuar Policia e Shtetit, e cila në bashkëpunim me prokurorinë kanë nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe zbulimin e autorëve të saj.

Nga ana e grupeve të punës të OST janë marrë masa për rikthimin e furnizimit normal me energji të këtij qyteti përmes linjave të tjera.

Gjithashtu, grupet e punës ndodhen në terren ku po punohet, në kushte jo të favorshme atmosferike, për të evidentuar dëmet e shkaktuara dhe marrjen e masave të nevojshme për riparimin e tyre me qëllim kthimin në normaliteti të situatës.”- njofton OST.

Pas

Zjarr tek konviktet e Qytet Studentit, digjet banesa pranë tyre (Video)

Para

FOTO/ I ulur në shkallët e gjykatës, Saimir Tahiri pret me ankth vendimin

Para
FOTO/ I ulur në shkallët e gjykatës, Saimir Tahiri pret me ankth vendimin

FOTO/ I ulur në shkallët e gjykatës, Saimir Tahiri pret me ankth vendimin

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA humb një avion luftarak, F-35 rrëzohet pranë bazës ajrore të Kalifornisë

Abuzim me fondet e BE-së, jep dorëheqjen kryeministri i Lituanisë

Lufta në Gaza, Trump: Mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund konfliktit është lirimi i pengjeve

Dëmet nga zjarret në vend/ Ministrat Hoxha dhe Vengu: Qeveria do të ofrojë paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë dhe banesave

Vrau partneren dhe i vuri flakën shtëpisë, lihet në burg Ilirjan Selmani

Zjarret në vend! Ministri Hoxha bën bilancin: U përballëm me 59 vatra të mëdha në rang republike. 21 persona në pranga. Të ashpërsohet dënimi për…

Vrau tre shqiptarë dhe plagosi disa të tjerë në Prizren, Millosh Plleskoviç dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte

Kultivonte kanabis në Mnelë, arrestohet 27-vjeçari, në kërkim një minoren bashkëpunëtor

Korçë/ Matrikulloi 120 bagëti të kontrabanduara nga Greqia së bashku me 4 veterinerë, arrestohet tregtari

Reagim zyrtar i Partisë Demokratike Sarandë për dhënien e 60 hektarëve tokë në Nivicë: “Jemi kundër rrëmbimit të pronave, mbështesim banorët”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.