Gjykata e Krimeve të Rënda ka rinisur senacën për të dhënë vendimin ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
E ndërkohë që ish ministri i besuar i Ramës dhe mjaft i afërt me të, po pret vendimin e Gjykatës, kreu i qeverisë ka reaguar ne nje postim ne Facebook që duket plot ironi dhe që tregohet totalisht indiferent ndaj situatës ku gjendet ish minsitri i tij.
“NESER NE SHKODER NJE SHFAQJE UNIKALE e organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor Shqiptar?
Pas shfaqjes së suksesshme në Korçë, RetroAlbania, krijesë e #DPTRRSH rishfaqet në Shkodër, me mjete historike nga jashtë kufijve?
#DPTRRSH meriton një duartrokitje? Një ide e bukur, e ardhur nga një institucion që po transformon vetveten dhe shërbimet për qytetarët, falë një skuadre të re që punon pa orar e një drejtimi largpamës, këmbëngulës e kreativ?”- shkruan Rama.
Gjykatësit e Krimeve të Rënda kanë dalë nga dhoma e këshillimit, ku qëndronin prej orësh, dhe janë drejtuar për në sallën ku ndodhet Tahiri dhe prokurorët.