Prokuroria e Krimeve të Rënda ka reagon ditën e sotme, pas dënimit me 3,4 vite shërbim provë për ish-ministrin Saimir Tahiri.
Në një deklaratë për mediat, Prokuroria thotë se do të apelojë vendimin, pasi e quan detyrim ligjor ankimimin e këtij vendimi.
“Ne do ta apelojmë vendimin. Ankimimi është detyrim ligjor”, thekson prokuroria.
Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 3.4 vite burg ish-ministrin e Brendshëm por këto i kthehen në 3 vite shërbim prove.
Më herët, prokuroria kërkoi 12 vite burg për Tahirin.
Discussion about this post