Shkrimtari i njohur Kim Mehmeti, përmes një reagimi të shkurtër në rrjetet sociale, thotë se në Shqipëri është më e rrezikshme që të vjedhësh 50 euro, sesa 50 milionë.
Padyshim në këtë rast ai i referohet të gjitha rasteve kur zyrtarët e lartë të dyshuar për korrupsion i shpëtojnë burgut, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë dhe pë rata që vjedhin energjinë elektrike.
“Në ‘Shqipëritë’ tona është e rrezikshme të vjedhësh 50 euro, por jo 50 milion, ngaqë vjedhësi i dhjetëra eurove përfundon në burg, e ai i milionave bëhet mik me gjykatësit!”, shkruan Mehmeti.
Discussion about this post