Prokuroria e Dibrës ka zgjatur me tre muaj hetimet për dosjen 184, pasi prokurorët kanë kërkuar kohë që të njihen me çështjen.
Dosja ka kaluar në Dibër pasi prokuroria e krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën për hetimin e saj.
Burime bëjnë me dije se dosja e famshme “184” ka ndryshuar edhe numrin, duke marrë numrin e ri “385”, për shkak se është regjistruar si procedim në Prokurorinë e Dibrës.
Kjo dosje që po heton shitblerjen e votave, shkaktoi një tërmet të vërtetë për politikën shqiptare, pasi implikoheshin dhe zyrtarë të lartë të qeverisë Rama, por me kalimin e ditëve pompoziteti i saj ra, duke e kaluar në një prokurori lokale si ajo e Dibrës.
(E.K/Faxweb.al)