Ashtu siç ishte paralajmëruar, Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në New York ku ka takuar homologun e tij grek Kiriakos Mitzotaqis.
Ky takim vjen në një kohë kur kryeministri i vendit fqinj ka shprehur qëndrime kritike ndaj Shqipërisë lidhur me respektimin e minoritetit grek në vendin tonë, thënë ndryshe e ka shtruar edhe si parakusht për mbështjetjen ndaj vendit tonë në procesin e integrimit.
Mësohet se kryeministrat kanë diskutuar per marrëdhëniet mes dy vendeve dhe integrimin e Shqipërisë në BE. Janë diskutuar çështje për të cilat Athina ka kërkuar përmbushjen e kushteve të përcaktuara nga BE, përfshirë ato që lidhen me të drejtat e pakicës kombëtare greke në Shqipëri, bëjnë të ditura burime për Fax News.
Mitsotakis dhe Rama ranë dakord të kalojnë në një diskutim më të gjerë të marrëdhënieve tona bilaterale, në margjinat e Samitit Euro-Arabik në Athinë më 29-30 Tetor 2019. Në këtë kontekst, Rama shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Greqinë për çështje me interes të veçantë për Greqinë
Ka qenë vetë Rama ai që ka njoftuar për bashkëbisedimin ndërsa ka postuar edhe disa foto në rrjetet sociale.
“OKB, Nju Jork – Me kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Mitzotaqis. Prezantim miqësor dhe bashkëbisedim i hapur”, shkruan Rama.
Takimi mes dy liderëve vjen pas një deklarate të fortë që bëri kryeministri grek Mitsotakis, e publikuar pak ditë më parë nga Kathimerini.
(F.GJ/FAXWEB.AL)