Vendi është tronditur sërish mëngjesin e ditës së sotme rreth orës 05:22 nga një tërmet i cili e ka pasur epiqendrën 10 km në very të qytetit bregdetar të Durrësit.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit raporton ne faqen e tij zyrtare për një tjetër lëkundje që ka regjistruar në orën 05:22 të mëngjesit të sotëm.
Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5 ballë. Ai pason lëkundjet e shumta që pasuan tërmetin ditës së shtunë ku një lëkundje me magnitudë 5.8 shkundi vendin duke shënuar edhe shumë të plagosur dhe dëme por fatmiresisht pa viktima.
(F.GJ/FAXWEB.AL)