Një plagosje me armë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kavajës në vendin e njohur si godian e Bashkisë së Vjetër.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ndërkohë emri i personit të plagosur është Rexhep Tare ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Policia është në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur edhe ndalimin e autorit të plagosjes si dhe për të hedhur dritë mbi shkaqet dhe motivet e saj.
Informacion Paraprak
Shoqërohet autori i plagosjes me armë zjarri në Kavajë.
Sekuestrohet edhe arma e dyshuar e krimit
Rreth orës 11:10 në Kavajë, në lagjen nr 2, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. T, 53 vjeç, i cili u dërgua në spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.B, 31 vjeç, nga Kavaja po shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Është sekuestruar edhe arma e dyshuar e krimit, një armë zjarri kallashnikov.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje,ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)