Një tërmet me madhësi 5.8 ka goditur Pakistanin lindor, duke vrarë të paktën katër njerëz dhe plagosur 70 të tjerë, thonë zyrtarët lokalë.
Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit të Mirpur, në Kashmir të administruar nga Pakistani.
Fotografitë që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një goditje të madhe në një rrugë kryesore në zonë, dhe shtëpi të shkatërruara pjesërisht.
Shkalla e plotë e dëmit nuk dihet ende. Mijëra njerëz vdiqën në tërmetin e fuqishëm në zonë në 2005.
“Tërmeti ishte 10 km (gjashtë milje) i thellë … Goditja më e rëndë ishte Mirpur,” i tha agjensia e lajmeve AFP shefi meteorolog i Pakistanit, Muhamed Riaz.
Ushtria e Pakistanit tha se ekipe “aviacioni dhe ndihma mjekësore” ishin dërguar në zonë.
Pas tërmetit të së martës, dridhjet u ndjenë aq larg sa kryeqytetet e Pakistanit dhe të Indisë, Islamabad dhe Delhi respektivisht.