Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një konferencë për shtyp ka folur për dëmet pas përmbytjeve mbrëmjen e djeshme.
Xhaçka u shpreh se probleme ka pasur jo vetëm në Tiranë, por edhe në Kamzë, sikundër në Fushë Krujë, por edhe në Kurbin, Lezhë e Shkodër. Xhaçka ka dhënë detaje për situatën në rrethet në fjalë.
“Situata paraqitet e normale, dhe pa probleme. 400 efektivë të FA janë në gadishmëri për ccdo problem. 105 banesa në Tiranë me prezencë uji, vështirësi në Kamëz.
Në Fushë Krujë, në fshatin Larush 10 familje ka prezencë uji dhe 8 familje në Bubq ka probleme. Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dhe ka rreziuar banesat e ndërtuara pranë lumit. Në Lezhë, situata është normalizuar pasi kishte përmbytje në lagjen besëlidhje. Probleme ka pasur edhe në Laç.
Në qarkun Shkodër, pavarësisht reshjeve të dendura, në 5 bashkitë nuk ka probleme. Problemet janë të kufizuara. Situata është thuajse e tejkaluar, por ne do jemi pranë gjithnjë të qytetarëve”, deklaroi Xhaçka.