Dëmtimet që pësoi Fakulteti Gjeologjisë dhe Minierave ishin të rënda, duke u kthyer në simbolin e asaj çfarë shkaktoi tërmeti i së shtunës.
Zv.ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli dhe Ilir Bejtja si dhe dekani i fakultetit Vasil Jorgji kanë inspektuar godinën e Gjeologji Minierave pas dëmeve që pati nga tërmeti i së shtunës.
Dekani i Fakultetit Gjeologjik, Vasil Jorgji tha se Mësimi do të fillojë me turne.
“Dëmtimet nuk janë të rënda, i nevojshëm ri- konstruksioni i katit të fundit. Dëmtimet nga tërmeti sipas ekspertëve nuk janë konstruktive, nuk ka rrezik shembje. Konkluzionet përfundimtare të dëmeve janë duke u përpunuar. Gjithsesi mësimi nis normalisht me 24 tetor”, tha ai.
Ndërsa zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli u shpreh se emergjenca do të ndërhyrjë menjëherë për restaurimin e godinës.
“Kjo ishte pasojë e rrëzimit të kornizës së çatisë që mori edhe letrën serë për izolimin e çatisë. Ka bërë dëme të mëdha në auditorë dhe laboratorë, sidomos i mikroskopëve, por shyqyr që arriti përgjegjësi i laboratorit që i largoi. Godina nuk mund të kthehet më në gjendje e mëparshme. Në godinën tjetër të re, ku ka qenë Shkolla e Magjistraturës mund të bëhet mësim me turne” tha ai.
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejta, tha se i gjithë investimi do të mbulohet nga industria.
“Materialet e përdorura në atë kohë nuk kanë qenë sipas kushteve teknike. Rikostruksioni do të bëhet në një mënyrë moderne dhe tepër të saktë dhe nuk do të ketë probleme të kësaj natyre”.
(K.H/Faxweb.al)