19:51 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

CDU-CSU “PO” me kushte për Shqipërinë, reagon Rama: Faleminderit që votuat pro

19:13 | 24/09/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO/ Rama zbulon projektin, në shtator nis puna për ndërtimin e veprës së rëndësishme

Ka reaguar kryeministri Edi Rama pas lajmit se grupi më i madh politik CDU SCU i Gjermanisë, se për Shqipërinë nuk ka hapje të negociatave pa plotësuar 9 kushte kryesore dhe disa nënkushte të tjera.

Ndërsa kryeministri Rama ka reaguar menjëherë pas këtij lajmi, duke e kthyer gjithçka në favor të Shqipërisë dhe duke harruar kushtet që vijon të rriten.

Përmes një statusi në Twitter, Rama falenderon deputetët që votuan pro dhe kancelaren gjermane Angela Merkel për mbështetjen.

Ndërsa për ata që votuan kundër, Rama thotë se do t’i bindim në çdo hap me fakte se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave.

“Faleminderit të gjithë deputetët e CDU/CSU që më në fund VOTUAN PRO HAPJES SË NEGOCIATAVE. Ata qē votuan KUNDËR do t’i bindim në çdo hap me FAKTE se SHQIPËRIA E MERITON hapjen e negociatave. FALEMINDERIT ANGELA për mbështetjen e pakursyer për SHQIPËRINË”, shkruan Rama.

Grupet Parlamentare të Koalicionit Qeverisës CDU-CSU dhe SPD në Bundestagun Gjerman vendosin sot se për Shqipërinë nuk ka hapje të negociatave pa plotësuar 9 kushte kryesore dhe disa nënkushte të tjera.

“Shqipëria është në një krizë të rëndë politike. Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që të ndërmarrin menjëherë të gjitha hapat për të kapërcyer këtë krizë sa më shpejt përmes dialogut politik, përndryshe rruga për negociatat e anëtarësimit do të vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme.”– thuhet në dokumentin e përbashkët të partive qeverisëse të Gjermanisë, CDU/CSU dhe të SPD.

Vendimi i grupeve parlamnetare të koalicionit qeverisës në Gjermani nuk ka një datë negociatash dhe kushtet për t’u plotësuar nga 7 kanë shkuar në 9. E reja e dy kushteve të Gjermanisë këtë vit është se ato lidhen drejtpërsëdrejti me problemet me zgjedhjet, përfshirë edhe ato të 30 Qershorit.

(K.H/Faxweb.al)

Etiketa: cdu-csuedi ramakushtet
Pas

Pedagogu Marka thirrje studentëve: Vijoni rezistencën, deri sa t’iu plotësohen kërkesat

Para

Zbardhen 9 kushtet që Gjermania i ka vendosur Shqipërisë për hapjen e negociatave

Para
Zbardhen 9 kushtet që Gjermania i ka vendosur Shqipërisë për hapjen e negociatave

Zbardhen 9 kushtet që Gjermania i ka vendosur Shqipërisë për hapjen e negociatave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Evakuimi më i madh në Këln nga Lufta e Dytë Botërore

‘Kandidatë të PD kanë ndihmuar eksponentë të PS në Fier’, Sevin Serjani: Në PD duhet spastrim

Princi William vesh uniformën ushtarake, merr rolin e rëndësishëm

Trump: Putin tha se Rusia do të përgjigjet pas sulmeve ukrainase me dronë

66-vjeçari humb jetën nga goditja e rrufesë në fshatin Qinam/Policia reagon për ngjarjen tragjike në Ersekë

Inspektorati i Punës vendos pezullimin e pjesshëm të aktivitetit të Albchrome

Shefi i stafit të Zelenskyt takohet me Rubion, zyrtari ukrainas: Shkëmbyem mendime mbi takimin në Stamboll

Udhëheqësi suprem i Iranit kritikon propozimin bërthamor të SHBA-së: Do të vazhdojmë të pasurojmë uraniumin

Jo vetëm telefonatë me Trump, Kremlini konfirmon: Putin zhvilloi bisedën e parë më Papën Leon XIV

Projektet për energjinë, 4 bashki vetëm me panele diellore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.