11:49 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Punonjësi vdes në pusetë, UKSH-ja mundohet të mbulojë krimin

20:47 | 24/09/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Punonjësi vdes në pusetë, UKSH-ja mundohet të mbulojë krimin

Fiks Fare solli këtë mbrëmje historinë e dhimbshme të një 33 vjeçari nga Shkodra i cili humbi jetën në punë.

Pas 16 vitesh punë në Ujësjellës Kanalizime Shkodër, Kleutos Çeliku, baba i dy djemve dhe fëmijë i vetëm, vdes nga asfiksia brenda një pusete. Ujësjellësi, fsheh dokumentacionin dhe pretendon që maska me bombël dhe aparati për matjen e gazrave nuk është një domosdoshmëri në të tilla raste, ndryshe nga çfarë thotë akti ekspertizës. Sipas aktit, Kleutosi ka humbur jetën nga asfiksia, dhe në procerverbalin e firmosur nga ai nuk rezulton të jetë pajisur as me maske me bombël dhe as me aparat për matjen e nivelit të gazrave.

Puseta ku ai ka hyrë, dhe ku rrezikoi të humbte jetën edhe një koleg i tij, ndodhet në unazën perëndimore të Shkodrës. Puseta është rreth 5 metra e thellë dhe pa shkallë për të zbritur. Në momentin që ka hyrë për të punuar, mos matja e nivelit të gazrave, mungesa e shkallëve dhe e maskës ka sjellë vdekjen e menjëhershme të tij.

Pensioni i caktuar nga shteti për fëmijët, është rreth 12 mijë lekë të reja. Me të cilat ushqehet nusja, fëmijët dhe dy prindërit e Kleutosit. Bashkia Shkodër, e cila ka në varësi UKSH-së i ka hequr së fundmi edhe ndihmën ekonomike. Ndihmë që e përfitonte nga fondet e bashkisë.

Në shtëpinë e të ndjerit, prej dy vitesh ka pllakosur zija. Nëna dhe babai me lot në sy, tregojnë se si vdiq djali i tyre, dhe se si po mundohet bashkia Shkodër dhe Ujësjellës Kanalizime Shkodër, të mbulojnë krimin. Me 12 mijë lekë të reja në muaj mbajnë frymën me bukë 5 veta, dhe presin ndihmë nga daja i Kleutosit.

Nëna e tij tregon me lot në sy, se si i biri punoi që në moshën 17 vjeçare pranë UKSH-së për të mbajtur familjen. Ajo shprehet për Fiksin se askush nuk erdhi ta ngushëllonte nga bashkia. “16 vjet në atë punë dhe nuk erdhi asnjë nga drejtuesit të paktën të na jepte kurajo pas vdekjes së tij. Por vetëm po mundohen të mbulojnë krimin dhe të na penalizojnë sa më shumë. Edhe atë pak ndihmë ekonomike na e hoqën” thotë ajo mes lotësh. Babai i Kleutosit thotë që drejtësinë për djalin e vetëm do ta kërkoj deri në Strasburg.

Sipas aktit të Eksperitizës shkaku i vdekjes së 33 vjeçarit ishte – asfiksia. Mungesa e aparatit të gazrave dhe maskës me bombël sollën vdekjen e menjëhershme të tij. Drejtori i UKSH-së Mark Molla shprehet për kamerën e Fiksit që këto dy mjete nuk janë domosdoshmëri.

UKSH sipas aktit të ekspertizes, po mundohet të fsheh ngjarjen duke mos dhënë ekspertëve as rregulloren e brendshme të Institucionit, ku dalin direkt përgjegjësit.

Daja e Kleutosit tregon për Fiksin, pusetën ku humbi jetën nipi. Me duar që i dridhen ai tregon se në atë pusetë nuk ka shkallë për të zbritur dhe kushtet në të cilat punonin nipi i tij, por edhe punonjësit e tjerë janë skandaloze. Ata nuk kanë mjetet e nevojshme të sigurisë në punë. Ai shprehet se pak ditë më parë, në Tiranë humbën jetën nga rënia nga skela dy persona, u arrestuan menjëherë Drejtuesi Teknik dhe Administratori. “Këtu, në një firmë shtetërore humb jetën një djalë 33 vjeç, dhe asnjë nuk është i arrestuar apo i ndaluar. Askush deri tani s’po mban përgjegjësi për vdekjen e tij”- thotë daja, duke mbyllur pusetën ku humbi jetën nipi i tij.

Etiketa: punonjesiuksh
Pas

Gabim dramatik, mjeku i bën abort gruas së gabuar

Para

35-vjeçari shqiptar tenton te vjedhë dru, por vritet me kazmë në Greqi

Para
Fushë-Arrëz/ Gjendet një trup i pajetë në fshatin Lajthizë

35-vjeçari shqiptar tenton te vjedhë dru, por vritet me kazmë në Greqi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shqipëria voton Francën për të udhëhequr Rrjetin Evropian të Inspektimeve të Drejtësisë

Liderët e BE, u kthyen në “fëmijë” në nisje të Samitit/ Erdogan për videon e Ramës: Inovacion domethënës, Turqia synon të ndjekë të njëjtin shembull

Tiranë/ 63-vjeçari italian vdes 4 ditë pas operacionit në një klinikë dentare, ndërroi jetë në spital! Pyetet administratori dhe dentisti

Krimi Zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: Janë regjistruar gjithsej 107 kallëzime, u arrestuan 7 persona

Mbolli drogë në mes të pyllit, arrestohet 28-vjeçari në Krujë (Pamje nga operacioni)

Në kërkim nga Turqia për tentativë vrasjeje, arrestohet në Tiranë 44-vjeçari turk

EMRI/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari në Fier

Rusia sulme masive në Kiev, përdor dronë dhe raketa balistike! Zyrtarët ukrainas: Armiku po përmirëson taktikat e tij

Kaos gjatë festës për titullin, mbi 120 të lënduar në Itali. Çfarë ndodhi pas kurorëzimit të Napolit kampion

Deklarata e bujshme, presidenti i FIFA-s trazon rrjetin: Ronaldo mund të…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.