05:02 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Gjermania e gatshme t’ju shoqërojë”, ambasada komenton tryezën e Reformës Zgjedhore

16:00 | 25/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Gjermania e gatshme t’ju shoqërojë”, ambasada komenton tryezën e Reformës Zgjedhore

“Gjermania mbetet e gatshme të shoqërojë këtë proces duke ofruar mbështetjen e saj”, këto janë fjalët e ambasadorit gjerman në vendin tonë Michaël Zingraf lidhur me tryezën e sotme të partive politike të iniciuar nga OSBE për Reformën Zgjedhore.

Zingraf shprehet se ky është një hap i rëndësishëm i një dialogu gjithpërfshirës dhe bipartizan, për t’i dhënë reformës zgjedhore një shtysë të re.

“Unë përshëndes faktin, që përfaqësues të qeverisë, të opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë ulen në një tavolinë dhe këshillohen për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it”, shkruhet në reagimin e ambasadës gjermane.

 “Tryeza e sotme e organizuar nga OSBE dhe Kuvendi i Shqipërisë është një hap i parë i rëndësishëm i një dialogu gjithpërfshirës dhe bipartizan, për t’i dhënë reformës zgjedhore një shtysë të re. Kjo tregon gatishmërinë, për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë. Përsa i përket ecurisë së mëtejshme të procesit të afrimit të Shqipërisë me BE-në, do të jetë thelbësore të zhvillohet një dialog me rezultate konkrete për kodin zgjedhor. Gjermania mbetet e gatshme të shoqërojë këtë proces duke ofruar mbështetjen e saj”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ambasada gjermaneMichaël Zingrafreforma zgjedhoretryeza per reformen zgjedhore
Pas

Meri jep lajmin e trishtë për këtë shenjë: Një romance i vjen fundi

Para

FOTO/ Nuk qenkan thashetheme të ‘frikshme’, Brad Pitt në një lidhje me ‘magjistaren’ bjonde

Para
FOTO/ Nuk qenkan thashetheme të ‘frikshme’, Brad Pitt në një lidhje me ‘magjistaren’ bjonde

FOTO/ Nuk qenkan thashetheme të 'frikshme', Brad Pitt në një lidhje me ‘magjistaren’ bjonde

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.