5 ditë më parë, aktorja e njohur Demi Moore, tregoi disa detaje të “errëta” për martesën me Ashton Kutcher.
Të gjitha këto detaje, Moore i ka shkruar në libri më i ri të shkruar prej saj, i cili pritet të dalë së shpejti në treg.
Aktorja hollivudiane ka deklaruar se ish-bashkëshorti i saj Ashton Kutcher e ka detyruar të kryejë marrëdhënie treshe gjatë martesës.
Menjëherë pas këtyre akuzave erdhi edhe reagimi i aktorit i cili me anë të një postimi në Twitter tha:
“Për pak desh bëra një postim ironizues dhe kritik, por më pas pashë djalin tim, vajzën e gruan time prandaj u tërhoqa. Nëse doni të dini të vërtetën më shkruani tek ky numër”
Ashton Kutcher bëri publik një numër telefoni duke i kërkuar të gjithë atyre që duan të dinë të vërtetën t’i shkruajnë privatisht.
Libri me detajet tronditëse mbi jetën e aktores Demi Moore “Inside Out” është vendosur të publikohet në 24 shtator të këtij viti.
Po kështu, Demi rrëfen se shpeshherë është ndjerë e detyruar nga Kutcher për të kryer marrëdhënie treshe dhe i është dashur të pranojë dy të tilla për t’u dukur “një grua e mirë”.
Në librin e Moore-it tregohet se si ish-bashkëshorti i saj, Ashton Kutcher e tradhëtoi dy herë përgjatë martesës së tyre 8-vjeçare, me Brittney Jones-in dhe Sara Leal- in.
Romanca e tyre nisi në vitin 2003 dhe dy vite më vonë, në 2005-n dyshja kurorëzoi dMshurinë.
Çifti u nda në 2013, ndërkohë Ashton Kutcher është i martuar me aktoren Mila Kunis që prej 2015, dhe kanë dy fëmijë sëbashku.