Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një 24 vjeçar ka marrë dëmtime të lehta në dorën e tij.
Të shtënat janë regjistruar në rrugën “Tre Dëshmorët”, ndërsa nuk dihen ende autorët e plagosjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:45, në Rrugën “Tre Dëshmorët” është lënduar lehtë në dorë (djegie) dyshohet me armë zjarri shtetasi D. V.,24 vjeç,
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Discussion about this post