I lënë jashtë Champions dhe jashtë ekipit këto javë të para të kampionatit, Mario Mandzukic mund të kthehet të lista e trajnerit Maurizio Sarri për grumbullimet e tjera, duke qenë se sipas “Daily Mail”, e ardhmja e tij nuk do të jetë në Emirate apo Katar, siç u përfol, por ndoshta në Premier League.
Kroati nuk ishte fort i bindur nga destinacioni katariot, teksa këta të fundit nuk donin të paguanin 10 mln eurot e kartonit të sulmuesit bardhezi.
Kështu, kur t’i skadojë kontrata, gati firma me një klub të madh anglez, me shumë mundësi Manchester United.