“Janë ata politikanë që mendojnë për b*thën e tyre”, kështu do të deklaronte gjatë ditës së djeshme Erion Veliaj, teksa fliste për pasojat e tërmetit në Tiranë.
Nëse në fillim kjo deklaratë e tij u interpretua se ishte për kundërshtarët politikë, duket se çështja ka qenë më e thellë, dhe Veliaj shigjetonte socialistin Blendi Klosi, ministrin e mjedisit.
Veliaj e vazhdoi sulmin edhe më tej duke marrë shembull se një kryebashkiak në çdo vend të Shqipërisë, do të duhet të telefonojë ministrin e mjedisit për lejen që ka dhënë për biznesin e furrës së bukës në katin e parë të pallatit.
“Kolegia ime në Durrës për një disko që bënë zhurmë duhet të marri ministrin. Qeveria nuk ka pse të japë leje mjedisore për furrën e bukës në katin e parë se po pra po se ajo furra e bukës që ka marrë leje mjedisore i ka futur edhe një të prishur kolonës së pallatit dhe hajde kape ti pastaj kur ai thotë kam leje mjedisore.
Kurse kryetari i bashkisë që rri përditë me njerëzit, që ka emrin e vet në fletë të votimit, që në fund të ditës kova e përgjegjësisë që kalon tek ai ose tek ajo ai s’ka ku shkon nuk mund të japë gjëra të papërgjegjshme.
Dhe unë jam 100% dakord me kryeministrin këto inspektoratet mjedisore janë 100% të korruptuara që duhen shkrirë, duhen shkrirë, kurse kryetari i bashkisë është zgjedhur nga populli dhe nesër e di që do të shkojë prapë aty. Kështu që o do të jetë i përgjegjshëm kur jep një leje lavazhi, gomisteri shumica e kateve të para në Tiranë janë me gomisteri të cilat kanë leje mjedisore”, tha Veliaj.
Ndërkohë nuk ka vonuar as përgjigja e Klosit, i cili thotë se ndryshimi i ligjit për qeverisjen vendore, kla prekur shumë interesa, dhe nuk mund të bazohet në dëshirat e një kryebashkiaku.
“Ndryshorja e ligjit ka prishur shumë interesa, ka ndryshuar shumë rregulla. Është e vërtetë se vendosja e rregullit ka shkaktuar shumë probleme dhe ka prishur interesa. Por është e mirë që parqet që ka na falur zoti t’i mbrojmë. Vlerat e tyre janë shumë më të veçanta se dëshirat e një kryebashkiaku, sepse duke qenë e bukur është shumë e lakmushme. Duhen aktivitete që nuk dëmtojnë agro-turizmin dhe natyrën”, ka deklaruar Klosi.
(E.K/Faxweb.al)