Ish Presidenti i Francës, Zhak Shirak, i cili ndërroi jetë të enjten, nuk ishte i njohur për korrektësinë e tij politike dhe ishte i sinqertë për gjithçka, nga Lufta në Irak deri tek Margaret Thatcher.
Këto janë disa nga thëniet e tij më të famshme:
- “Sovraniteti është çështje parimore. Ne duhet t’u themi irakianëve: Ju jeni një popull sovran dhe ju jeni përgjegjës për të ardhmen tuaj!”
Shirak ishte një kundërshtar i ashpër i pushtimit amerikan të Irakut në 2003. Ai besoi se nuk kishte “justifikim” për një pushtim të njëanshëm dhe kritikoi sjelljen “e pamatur” të shteteve të tjera anëtare të BE-së për gatishmërinë e tyre për të shkuar së bashku me planet e luftës në Uashington.
2. “Unë nuk jam i gatshëm të pranoj ekonominë e një amvise.”
Kjo ishte mënyra se si Shirak, në 1987, iu referua politikave ekonomike të kryeministres së atëhershme të Mbretërisë së Bashkuar, Margaret Thatcher. Nuk ishte hera e fundit që ai do t’i referohej Theçerit edhe si “shtëpiake”. Në një moment të nxehtë gjatë një samiti të BE në Bruksel një vit më vonë, Shirak u ankua që kryeministrja e parë grua në Britani po bënte shumë kërkesa, duke pyetur: “Çfarë kërkon më shumë kjo shtëpiake nga unë? Topet e mia në një pjatë?” Më vonë ai kërkoi falje.
3. “Oh, vërtetë?!”
Këto ishin fjalët e shqiptuara nga Shirak kur mësuan se një burrë kishte tentuar ta vriste atë gjatë paradës së Bastille Day, më 14 korrik 2002. Në atë ditë, neo-nazistja 25-vjeçare Maxime Brunerie u përpoq të qëllonte presidentin francez me një pushkë. Ai humbi dhe u përpoq ta kthejë armën në vetvete, por u kap shpejt nga policia dhe u arrestua.
4. “Çfarë doni? Mua teksa kthehem me aeroplanin tim në Francë? A është kjo ajo që ju dëshironi? Atëherë lërini të shkojnë – kjo nuk është një metodë, ky është provokim.”
Shirak shpërtheu i zhgënjyer ndaj rojeve izraelite për sjelljen e tyre ndaj fotografëve dhe palestinezëve që përpiqeshin t’i afroheshin atij gjatë një vizite në Izrael në 1996.
5. “Unë gjithmonë kam qenë alergjik ndaj Frontit Kombëtar. Është diçka pothuajse fizike, nuk mund të kem asnjë lidhje me racizmin dhe ksenofobinë.”
Shirak nuk ishte tifoz i partisë së krahut të djathtë kundër emigracionit, Fronti Kombëtar, megjithëse ishte gjithashtu i hapur në lidhje me pikëpamjet e tij mbi imigracionin, duke thënë në një rast se të pasurit polakë, spanjollë dhe portugezë janë më mirë sesa të kesh “zezakë dhe muslimanë” me “tre ose katër gratë e tyre dhe njëzet e një fëmijë”.