Ditën e sotme, përmes një deklarate nga drejtoria e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu njoftoi se në portin e Durrësit janë sekuestruar 137 kilogramë kokainë, ndërsa në pranga janë vendosur dy persona, punonjës në port.
Ndërkohë sipas raportimeve të mediave greke, brenda kontenierëve nuk ka pasur kokainë, por oriz, gjë e cila është konstatuar edhe nga pritësit e drogës që janë Ardian Bega dhe Altin Myslimhaka të cilët kanë rënë në pranga, dhe përgjegjësi kryesor i saj, Gentian Malindi I cili është arratisur sapo ka konstatuar se po ndiqej nga policia dhe se brenda pakove nuk kishte koakinë.
Ndërkohë është zbuluar edhe një sasi nga këto pako si dhe përmbajtje e tyre brenda të cilave viohet re edhe sasia e orizit.