Pas shkarkimit të kreut të policisë Rrugore të Tiranës Mitat Tolës, janë larguar edhe dy drejtues të tjerë të policisë. Bëhet fjalë për drejtorin e Policisë së Lezhës dhe të Durrësit.
Në policinë e Durrësit, në krye të së cilës është emëruar Niko Palla, ish-shef komisariati në qytetin e Pogradecit.
Lëvizje në radhët e policisë ka pasur edhe policinë e Lezhës. Burimet bëjnë me dije se Erigert Mitri ka marrë drejtimin e kësaj policie, të cilën më herët këtë post e ka pasur Ferdinand Mara.
Largimi i Marës erdhi pas një takimi që Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj zhvilloi ditën sotme në Lezhë me kryetar të Bashkive dhe drejtuesit e drejtorive kryesore në Lezhë.
Ky është largimi i parë nga drejtoritë më të rëndësishme, ndërsa pritet që të ketë edhe largime të tjera të drejtuesve. Mara qëndroi në këtë post për një vit e gjysëm.
(K.H/Faxweb.al)