Mbrëmjen e sotme u zbuluar dreft raporti I Komisionit të Venecisas mbi opinionet e saj sa i përket dekretit të Presidentit, Ilir Meta për çdekretimin e 30 Qershorit, ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i opozitës parlamentare.
Rudina Hajdari shprehet se Komisioni i Venecias faktoi qëndrimin që opozita parlamentare ka pasur ndaj shkarkimit të Metës për shkelje të Kushtetutës, ndërsa shton se qëndrimi i saj është vijimi i rrugës drejt një Shqipërie Europiane.
“Komisioni i Venecias faktoi qartazi qëndrimin që Opozita Parlamentare ka pasur ndaj shkarkimit të Presidentit të Republikës për shkelje të Kushtetutës, duke tejkaluar kompetencat e tij nëpërmjet zhdekretimit të datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Cili ka qenë dhe është qëndrimi i Opozitës Parlamentare?
Pro rezolutës për shkelje dhe tejkalim kompetencash të Presidentit të Republikës, por kompetenca për të vendosur nëse ajo shkelje ishte një shkelje e rëndë ose jo i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese.
Sot e në vijim, ne, Opozita Parlamentare, në bashkërendim dhe me përkrahjen e Aleatëve Ndërkombëtarë do të vijojmë rrugën që kemi nisur drejt një Shqipërie Europiane, me një reformim në drejtësi, në sistemin zgjedhor, dhe plotësimin e kërkesave drejt hapjes së negociatave për Shqipërinë në BE”, shkruan Hajdari.
(F.GJ/FAXWEB.AL)