Tretja është një nga gjërat më të rëndësishme për të pasur shëndet të mirë. Por jo gjithmonë e arrijmë këtë gjë, qoftë për shkak të një ushqimi që kemi ngrënë apo nga ndonjë shkaktar tjetër i jashtëm. Nëse gjendeni në këto pozita, ja 4 ushtrime që do t’ju ndihmojnë për një tretje më të mirë:
Lehtësimi i tensionit me anë të lëvizjes
Barku është një zonë ku përqëndrohen tensionet emocionale. Natën ju duhet të shtriheni në shpinë, me krahë të hapura, pëllëmbët poshtë, mblidhini gjunjët afër gjoksit, pastaj ngadalë i shtrini në një anë.
Bëni një masazh
Fërkoni barkun për të stimuluar qarkullimin. Kjo lëvizje ka një efekt zbutës dhe lehtëson kalimin e ushqimit.
Filloni me pjesën e sipërme të barkut, në mes të brinjëve, dhe pastaj vazhdoni me disa goditje të vogla. Efekti i menjëhershëm është barku i shtendosur.
Pas përfundimit të këtij sesioni të vogël merrni frymë thellë, pastaj shtypni me grusht mes dy brinjëve.
Ky ushtrim, i cili zgjat rreth 10 minuta do të ndikojë te zorra e trashë dhe do të nxisë tretjen.
Përtypja e ushqimit
Ushqimi tretet së pari në gojë, pasi pështyma e përgatitet për asimilimin e duhur. Duke e përtypur ushqimin më ngadalë dhe duke u përqendruar tek mendimet do të përmirësohet tretja.
Për këtë, mundohuni të përtypni çdo kafshatë të paktën 5 herë më ngadalë që të jetë e mundur, duke u bërë më të vetëdijshëm për atë që hani. Vëzhgoni, erën, shijen … ne duhet t’i lejojmë shqisat tona ta gëzojnë plotësisht ushqimin.
Trupi ynë sekreton lëngje që ndihmojnë tretjen e ushqimit dhe duke u përtypur më ngadalë mund të arrijmë një tretje më të mirë.
Emocionet
Sistemi i tretjes është shumë i ndjeshëm ndaj emocioneve! Stomaku përmban shumë nerva që janë të lidhur dhe kontrollojnë funksionet kryesore të trupit, të tilla si tretja.
Pas vaktit është e dobishme që të bëni një pushim. Mbyllni sytë dhe vëzhgoni frymëmarrjen. Relaksoni gjithë muskujt, nga koka deri te gishtat. Mendoni se po ecni në një kopsht me erë të këndshme, livando dhe portokall.
Vendosni duart pranë barkut për të ndjerë ngrohtësinë. Kjo nxehtësi kalon përmes ezofagut, stomakut, mëlçisë, fshikëz e tëmthit, pankreasit, zorrëve… për të tretur më mirë ushqimin.