20:22 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Edi Rama gënjeu sërish: Pavarësisht se u shitën biletat, “Migjeni” nuk do të fluturojë siç u tha

16:44 | 28/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Dhashë dorëheqjen”, moderatorja e njohur konfirmon largimin nga televizioni

Nga Mirilda Tili, gazetare e Fax Nwws

‘Migjeni’ nuk do të fluturojë në datë 30 shtator në asnjë nga destinacionet e Italisë për të cilën ka dy muaj që shiten biletat me emrin e tij. Edhe pse kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar të publikojë sot në FB edhe një herë lajmin se “Air Albania”, me “Migjenin” do të ngrihet në qiell, kjo është teknikisht e pamundur.

Vetë autoriteti i Aviacionit Civil ka bërë një reagim publik ku është shprehur qartësisht se mungon certifikata e fluturimit për kompainë ajrore “Air Albania” drejt Italisë dhe se fluturimet do të bëhen me marrëveshjen “Wet Lease” dhe ku gjithashtu shprehet se do të jetë “Migjeni” ai që do të fluturojë.

Por çfarë do të ndodhë në datën 30 shtator, kur edhe është  njoftuar nisja e fluturimeve për në Itali me tre destinacione, Romën, Bolonjën dhe Rimin?

Edhe kësaj here do të fluturojnë avionet e “Turkish Airlines”, kjo sipas marrëveshjes që Autoriteti i Aviacionit Civil ka deklaruar vetë.

Por çfarë parashikon kontrata Wet Lease?
Sipas EASA, autoritett evropian të aviacionit Civil, kontratat Wet Lease zëvendësojnë fluturimet kompania që merr kete shërbim, merr me qera jo vetem te drejten  fluturimit, por edhe avionin, ekuipazhin, kateringun, madje edhe karburantin që shpenzon avioni. Në këto kushte, me këtë rregullore, dhe sipas marrëveshjes do të fluturojë “Turkish Airlines”, qe pavarësisht se sa bileta janë shitur, air albania do ti paguaje të gjitha shpenzimet madje dhe fitimin.

Në rregulloren e EASA thuhet se operatori që synon të marrë me qira një avion duhet të sigurojë autoritetin kompetent informacionin e mëposhtëm:  llojin e avionit, shenjat e regjistrimit dhe numrin serial;  emrin dhe adresën e pronarit të regjistruar;  një kopje të certifikatës së vlefshme të aftësisë ajrore; një kopje të marrëveshjes së qirasë ose përshkrimin e provizioneve të qirasë, përveç marrëveshjeve financiare; kohëzgjatja e qirasë; dhe në rast të dhënies me qira të lagësht ,ëet lease, një kopje e AOC e operatorit të vendit të tretë dhe fushat e funksionimit. Pra kjo nxjerr jashtë loje Migjenin.

EASA ka parshikur anë rregulloren 785/2004; në pikën 4 se një nga kushtet e e rregullimit të shërbimit ajror është i zbatueshëm kur ka nevoja  nevoja të jashtëzakonshme; ose nevoja për kapacitete sezonale; ose  vështirësitë operative.

“Air Albania” nuk ka asnjërën nga këto nevoja.

Por përtej kësaj, sipas rregullores që vetë Turkish Airlinë ka për kontratat Wet Lease.

Kërkohet nga autoriteti I aviacionit civil se mbi cilën rregullore ka mbështetur deklaratën se Migjeni do të jetë avioni I dytë I airalbania edhe pse është me ëet lease?

Nga ana tjetër, rergullorja e turkishit, me të cilën dhe “Air Albania” bën këtë kontratë thuhet se  Akti i Aviacionit Civil turk me numër 2920, 5431, Rregulloret dhe Udhëzimet e Ministrisë së Transportit në lidhje me Qiradhënien e Avionëve janë baza themelore për dhënien me qira të avionëve ndërmjet operatorëve vendas dhe ndërkombëtarë të avionëve. Në këtë drejtim, operatorët ndërkombëtarë të avionëve janë në gjendje të marrin me qira një aeroplan nga një operator lokal i avionëve në kushtet kur qiramarrësi dhe qiradhënësi duhet të kenë një licencë operative të vlefshme dhe qiramarrësi, operatori ndërkombëtar i avionëve, duhet të licencohet nga një organizatë e aviacionit civil, e cila është anëtare e ICAO

  • Avioni me qira ëet lease do të jetë i vlefshëm për ajrin gjatë periudhës së qiradhënies
  • Një autorizim i pronarit të avionit me qira të lagur duhet të përcaktohet në marrëveshjen e qiradhënies financiare në lidhje me aircra me qira të lagësht…

Kjo sipas rregullores së turqve bëte për 72 orë në muaj. Pra prqëndruar tek kjo marërveshje, do të fluturohet 3 herë në jave, që do të thotë 1 here në jave për cdo linjë.

Përse është reklamuar që ‘Migjeni’ do të fluturojë çdo ditë në të treja destinacionet, kjo duhet të hetohet nga prokuroria, ashtu siç edhe duhet të hetohet edhe Autoriteti i Avioconit Civil, që nëpërmjet deklaratave prek intersin publik duke reklamuar njërën kompani shqiptare dhe duke dëmtuar kompaninë tjetër po shqiptare albawings.

(Faxweb.al)

Etiketa: Air Albaniamigjeni
Pas

Një tërmet i fortë sapo goditi vendin, ja ku ishte epiqendra

Para

Kapja e 137 kg kokainë në Durrës, kush janë porositësit “High Class”?! (Detajet)

Para
Kush është biznesmeni pritës i kokainës në Durrës, precedentët e mëparshëm (Emri+Foto)

Kapja e 137 kg kokainë në Durrës, kush janë porositësit "High Class"?! (Detajet)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vullkani Lewotobi Laki-Laki në Indonezi, alarm maksimal dhe re hiri mbi 10.000 metra

Himarë/ Lirohet 27-vjeçari që përplasi me gomone turistin gjerman

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

Media: Me përfshirjen e SHBA-ve në luftë, do të merrte pjesë edhe Hezbollahu

Këndi “Ibrahim Rugova” në bibliotekën e Budapestit, Osmani merr pjesë në inaugurim

Interneti pothuajse tërësisht i bllokuar në Iran

Përplasjet për zgjedhjet e 11 Majit shpërthejnë në Strasburg: PS dhe PD përballen përpara BE-së mbi Standardet Demokratike dhe integrimin europian

BE-ja pret raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR, Brettel: Po ndjekim nga afër zhvillimet në Shqipëri

Iran sulmon sërish me raketa Izraelin, IDF në alarm dhe popullsia paralajmërohet të strehohet

U dënua nga Gjykata e Sienës për përdhunimin e ish-gruas, arrestohet 50-vjeçari nga Elbasani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.